E çuditshme: Kurti e merr zëvendësin e Gërvallës në takim me Borrellin e Lajçakun, por jo Osmanin - NACIONALE

E çuditshme: Kurti e merr zëvendësin e Gërvallës në takim me Borrellin e Lajçakun, por jo Osmanin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një komunikatë për media, Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar për takimin e realizuar ndërmjet në Paris me kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak.

Krahas temave të diskutuara, që kuptueshëm qenë veriu, dialogu, targat e marrëshja përfundimtare, një gjë gjë tjetër ra në sy.

Në takim me Borrellin e Lajçakun, si pjesë e delegacionit të Kurtit ishin edhe 3 persona tjerë. Dy nga ta këshilltarë të Kurtit dhe tjetri zëvdendësministër i Punëve të Jashtme.

Pra, dy këshilltar plus një zëvendës i Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme.

Dinamizimi i dialogut Kosovë-Serbi, zbatimi i vendimit për targat ilegale, zhvillimet e fundit në Kosovë, dhe çështje tjera aktuale ishin temat qendrore të takimit, ku morën pjesë edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshik Ahmeti dhe këshilltarët e Kryeministrit, Jeton Zulfaj dhe Fisnik Korenica.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Përveç befasisë që në takim ishte një zëvendës i Gërvallës, pra Kreshnik Ahmeti i LVV-së, nga njoftimi doli edhe një lajm i ri. Fisnik Korenica, ligjërues në UP e dikur edhe analist në televizione, është bërë këshilltar i Kurtit. Nacionale nuk e di kohën kur është bërë këshilltar z.Korenica.

Por, befasitë nuk kanë të ndalur rreth takimit. Përkundër që zonja presidente, pra Vjosa Osmani, që po ashtu po qëndron në Francë, nuk u ftua në takimin mes delegacionit të Kurtit e evropianëve. Do të thotë nuk kishte vend për Osmanin në takimin ku mori pjesë edhe një zëvendësministër, zëvendës i Gërvallës.

Ndryshe dje zonja Osmani dhe z.Kurti shkuan bashkë në takim tek presidenti francez Macron.

Lajme të ngjashme