E befasishme, betohen 9 deputetët e rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës - NACIONALE

E befasishme, betohen 9 deputetët e rinj të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

1 vit më parë

nga Mirlind Behluli

Gazeta Nacionale që në mëngjesin e kësaj të enjte raportoi ekskluzivisht se 9 deputetë të rinj të Listës Serbe janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës. Tashmë të njëjtin janë betuar sot në Kuvend, ku po mbahet një seancë e rregullt, në të cilën pritet të diskutohet edhe projekt buxheti i Kosovës, i hartuar nga Qeveria Kurti II.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, u lexoi tekstin e betimit, ku mes tjerash theksohet se deputetët do të mbrojnë integritetin dhe interesin shtetëror të Repbulikës së Kosovës.

E pas betimit, 9 deputetët e rinj të Listës Serbe u panë të lëshojnë sallën e Kuvendit të Kosovës.

Ndryshe kjo është një ngjarje e re, pak e pritshme marrë parasysh situatës aktuale në veri që për burim ka vendimin e Qeverisë Kurti për të zbatuar fazën e qortimit për të gjithë ata që mbajnë targa ilegale serbe.

Ndërsa 1 deputetë tjetër, vjen nga radhët e GI Za Slobodu Pravdu i Opstanak – GI SPO.

Çka raportoi Nacionale?

Betimi i deputetëve të rinj të Listës Serbe është një ngjarje e tillë është krejtësisht e re, pasi shumica e indikacioneve tregonin se bojkotimi i Kuvendit do të vazhdonte ende.

Nuk dihet ende arsyeja pse ka ndodhur ky regjistrim, i cili vie pas takimit të fundit në Bruksel, që u realizuar me ftesën e ndërmjetësuesve evropain, e ku mori pjesë edhe Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës, i cili u pa shumë i nervozuar me gazetarët pas takimit.

Pra nuk dihet nëse ka ndonjë marrëveshje për këtë çështje, apo për atë të targave, që ishte edhe burimi i gjithë tensionimit në veri, që dërgoi në bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve.

Por, sipas radhës këta janë deputetët që parashiheshin të zëvendësonin kolegët e tyre të dorëhequr disa ditë më parë, listë e publikuar nga Komisioni Qendron Zgjedhor (KQZ).

Ndryshe, Besnik Bislimi, dyshi i Qeverisë Kurti, ka theksuar dje se nuk ka asnjë marrëveshje, ndonëse tha se ka disa elemente për t’u diskuturar.

Nuk ka asnjë marrëveshje. Nuk ka propozim të Bashkimit Evropian. Ka elemente që kemi diskutuar për mundësinë e daljes nga kriza, por nuk ka dakordim. Nuk e di çka ka me ndodhë të hënën se jemi në bisedime”, theksoi ai.

Ndryshe edhe BE-ja e ka konfirmuar për Nacionalen se nuk ka asnjë marrëveshje për çështjen e targave.

Nuk kemi shpallur asnjë marrëveshje, puna është duke vazhduar dhe në këtë fazë nuk kemi çfarë të shtojmë në atë që tha Përfaqësuesja e Lartë në konferencën për shtyp të hënën.”, tha BE në një përgjigje për Nacionalen.

Përveç deputetëve, dorëheqje nga postet e tyre zyrtare dhanë edhe 4 kryetarët e komunave veriore. Pra Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zubin Potoku dhe Zveçani mbetën pa kryetar, pasi ish-kryetarët e komunave veriore ofruan dorëheqjen e tyre për shkak të fillimit të fazës së qortimit për targat ilegale, që ishte paraparë në planin e Qeverisë Kurti për reciprocitetin për targat ilegale serbe.

Tashmë zgjedhjet e ardhshme për kryetar të komumave në veriun e vendit do të mbahen më 18 dhjetor pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dekretoi datën pas konsultimeve me partitë kosovare.

Lajme të ngjashme