‘Duroni’: Gërvalla sërish në mbrojtje të ambasadorit Berishaj, as s’e paramendon si do të veprojë nëse i ngritet aktakuzë - NACIONALE

‘Duroni’: Gërvalla sërish në mbrojtje të ambasadorit Berishaj, as s’e paramendon si do të veprojë nëse i ngritet aktakuzë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryediplomatja Donika Gërvalla siç duket nuk e ka menduar se si do të veprojë me ambasadorin në Kroaci, Martin Berishaj, në rast se i ngritet aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për raportim të rremë të pasurisë. Kështu, zëvendëskryeministrja po bën thirrje për “durim”.

Gërvalla në një intervistë për Radiotelevizionin Publik e vlerësoi lartë punën e ambasadorit Berishaj, duke thënë se po e përfaqëson Kosovën mirë në Kroaci.

“Vendimet i marrim të bazuara në fakte e argumente, e jo në fushata që bëhen kundër një personaliteti. Nuk kam asnjë fakt, që më mundëson që z.Berishajn apo këdo tjetër, ta largoj nga detyra e tij duke u bazuar në gjendjen që është tani. Derisa në tavolinën time ka fakte, natyrisht që marr masa jo vetëm ndaj tij, por ndaj çdokujt. Prokuroria sapo të përfundojë hetimet, do të shohim masat që janë për t’u marrë apo për mos t’u marrë”, tha Gërvalla.

Këtu ndërhyri gazetarja që po e intervistonte, duke ia përmendur deklaratat e Lëvizjes Vetëvendosje, partnerit qeverisës së listës GUXO, të cilët konsideronin se personat me aktakuzë nuk duhet të mbajnë pozita publike.

Kryediplomatja, siç duket, as s’e ka paramenduar si do të veprojë me Berishajn, pasi kur u pyet se çfarë ndodhë nëse konfirmohet aktakuza, ajo tha se nuk e parashikon të ardhmen.

“Nuk dua të paragjykoj, sepse nuk kam ardhur të shoh se si do të jetë e ardhmja, unë deri tani, nuk pres që ndaj z.Berishaj të merren masa ligjore, sepse unë e kam dëguar ambasadorin dhe pështypja ime në atë bisedë, është që nuk është serioze ta emrosh ambasadorin, ta shkarkosh veç pse ka një fushatë, unë nuk i shoh ato argumente, nuk kam arsye për të besuar për fushatën në Slloveni”, tha ajo.

Gërvalla tutje bëri thirrje për “durim”, në rastin e ambasadorit ndaj të cilit po kryhen hetime.

“Pse nuk keni pak durim, ta bëjë prokuroria punën e saj, ta shohim Prokurorinë”, tha ajo.

Përsëritje e deklaratave

Kjo nuk është hera e parë që Gërvalla e mbron ambasadorin Berishaj, megjithëse këtë herë u rezervua në sulmet e saj ndaj prokurorëve kosovarë.

Në një intervistë tjetër para pak javës, Gërvalla tha se prokurorët po punojnë me qëllime politike për të hedhur baltë ndaj ambasadorit Berishaj.

“Ne mund të bëhemi më francezë, se sa francezët, duke e njohur realitetin tonë...Asnjë nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për ndryshime në këtë vend, nuk janë të sigurtë nga hapja e hetimeve të prokurorisë, duke e njohur profesionalizmin e një pjesë të vogël të prokurorëve dhe nevojën për Vetting. Natyrisht (mund të ketë intencë), absolutisht nuk e përjashtoj mundësinë që intenca për të hedhur baltë mbi ambasadorin Berishaj, ka intencë politike për të dëmtuar këtë qeveri”, kishte thënë Gërvalla.

Kryediplomatja shkoi edhe më tej – pasi kishte deklaruar se pret fushatë edhe kundër anëtarëve të tjerë të Qeverisë, duke përdorur prokurorët.

“Dua të jem e hapur, nuk përjashtoj për asnjë nga anëtarët e kësaj qeverie, që të përballen me një fushatë jashtëzakonisht jo-fair, e cila shërbehet me mjete të prokurorisë, pa dashur të sulmoj prokurorët që kryejnë me ndershmëri detyrat e tyre. Ka në mesin e prokurorëve të tillë, kam informacione, që Prokuroria, që një pjesë e prokurorve, jo vetëm në Prishtinë, merren me gjetjen e preteksteve për të hedhur baltë mbi personaltete të pakorruptuara. Nuk do të çuditesha, nëse një nga kolegët e mi përballet me akuza, që e dimë, se nuk kanë të bëjnë me realitetin”, ishte shprehur ministrja.

“Martingate”

Gazeta Nacionale raportoi eksluzivisht për nisjen e hetimeve ndaj mbasadorit Martin Bersaj, për raportim të rremë të pasurisë.

Nacionales ia kishte konfirmuar edhe Agjencia Kundër Korrupsion (AKK) se ka dorëzuar kallëzim penal për rastin e ambasadorit në Prokurori.

“Ju njoftojmë se rasti për të cilin keni parashtruar pyetje është duke u hetuar nga Prokurori i Shtetit”, theksuan nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Në prill të këtij viti, gazeta Nacionale ishte media e parë kosovare që raportoi për një skandal të madh financiar në Slloveni, e ku përfshihej edhe ambasaodori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

E një ditë pas, Nacionale kishte zbuluar edhe një skandal tjetër të Berishajt. Ambasadori kishte fshehur pasurinë e tij në deklarimin në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Pasi u zbulua ky fakt, Nacionale dërgoi disa pyetje në adresë të AKK-së, duke e njoftuar Agjencinë se Berishaj nuk e kishte deklaruar kompaninë e tij në Mal të Zi me emerin “MB Consulting” në deklarimin e pasurisë. Madje, Nacionale ishte kujdesur t’i ofronte dëshmi AKK-së.

Neni 430 i Kodit Penaltë Republikës së Kosovës për këto raste parasheh dënim maksimal deri në 5 vjet burgim, e konfiskim të pasurisë, për vlerën e padeklaruar.

Gjoba, burgu:

“Çdo person i cili sipas ligjit është i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave të dhuratave të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare, i cili bën deklaratë të rreme ose nuk paraqet të dënat e kërkuara në deklaratë, dënohet me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet. Gjobat e shqiptuara sipas këtij neni mund të jenë ditore dhe mund të shqiptohen derisa kryesi të përfillë urdhrin, vendimin apo aktgjykimin e plotfuqishëm që është subjekt i veprimit.”

Lajme të ngjashme