Dugolli: Deklaratat për kthimin e ushtrisë serbe janë ambiciet e Serbisë për t’u kthy në Kosovë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar pas deklaratave që ushtria e Serbisë mund të ketë mundësi që të kthehet në Kosovë.
Dugolli ka deklaruar se ky deklarim është synim i cili tregon ambiciet e Serbisë për tu kthyer në Kosovë.
Sipas tij, kthimi i kësaj ushtrie në Kosovë është e pamundur.
“Tani i ka humb levat, tani kërcënon me luftë, u kthy në gjenezën ku e kishte tek Putini. Ato ishin kërcënime të qarta. Ne e dimë çfarë ka prodhu ushtria e Serbisë, ato janë ëndrra të tij tash. Nuk duhet mohu roli destruktiv për ta destabilizuar vendin. Një synim i tillë tregon ambiciet e Serbisë për t’u kthy në Kosovë. Ajo kështu mendon. Hyrja e ushtrisë së tyre në Kosovë, është e pamundur, edhe në aspektin legal”, ka thënë ai në RTV Dukagjin.
