Diplomacia fletë-zbrazët qe afro katër vite, Kurtit s’i duken kund shpresat për anëtarësim sivjet në KiE si Gërvallës - NACIONALE

Diplomacia fletë-zbrazët qe afro katër vite, Kurtit s’i duken kund shpresat për anëtarësim sivjet në KiE si Gërvallës

2 vjet më parë

nga Xhezair Dashi

Në CV-në e qeverisjes gati katër vjeçare të Albin Kurtit, kapitulli i politikës së jashtme mbetet një fletë e zbrazët.

Arritja më e madhe në politikën e jashtme është Marrëveshja Bazike”, vazhdon të rezonojë në ajr pohimi grandioz i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Njohje të reja jo, anëtarësim në organizata domethënëse ndërkombëtare jo – si dy kriteret matëse të kahershme të (mos)suksesit në politikën e jashtme.

Për shumëkë prospekti i sivjetmë i anëtarësmit të Kosovës në KiE paramendohej të shpëtonte qeverinë kosovare që të kryejë mandatit me një sukses të madh në politikën e jashtme.

Hiç më larg se dje Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti – ndryshe nga diskursi lartësues se ky hap gjigant po bëhej – ishte fare i zbehtë se kjo gjë do të arrihet sivjet.

Zëvendësja, Donika Gërvalla e tij pretendonte – kundër krejt logjikës së fakteve, kushtëzimeve dhe vetë kronologjisë së mundësive për këtë gjë – se po punon për të arritur një mbledhje të jashtëzakonshme të Komitetit të Ministrave “sivjet”.

Te fjalimi i Kurtit dje në Këshill të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, s’pati asnjë gjurmë deklarimi se mund të ketë gjë sivjet për anëtarësim në KiE.

Foli krejtsisht në ajr dhe për votat e instancave të ulëta vendimarrëse, por jo edhe për atë të Komitetit të Ministrave: i.e të nivelit politik/qeveritar të shteteve anëtare të KiE, 46 prej tyre.

Na dhanë një PO të zëshme”, tha Kurti për Asamblenë Parlamentare; por se sa i përket anëtarësimit s’pati gjë për të thënë.

Vazhdojmë të besojmë që anëtarësimi ynë në Këshillin e Evropës është vlerë e shtuar për organizatën dhe mekanizëm i duhur për qytetarët tanë”, tha ai.

Gërvalla pati befasuar mendjen e shëndosh të shumëkujt kohëve të fundit kur tha se “edhe ashtu s’e kishim objektiv anëtarësimin këtë vit”.

Me këtë pohim e patëm konfrontuar ambasadorin gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili ishte shtangur për disa sekonda: “Jah, s’e paskam ditur që s’donit të anëtarësim sivjet”.

Shampanjat gufonin, gotat cakërroheshin, fytyra të gëzuara e festime në Strasburg të mbuluara me një-mijë-e-një-kamera, prodhuan pafund postime se erdhi “suksesi o paprecedentë të politikë së jashtme” në rrjete sociale nga krejt kasta politike.

Gërvalla rrotlloi logjikën: “Në planin tonë gjithçka që ndodh para majit të vitit të ardhshëm është brenda kornizave kohore të cilat i shohim të cilat i shohim si objektivi për anëtarësimin tonë në KiE”, tha ajo për “Telegrafin” javë më parë.

Pika 39 e tekst/opinonit të Dora Bakoyanis i drejtohej 46 ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të KiE-së të shohin – thënë në gjuhën e Vetëvendosjes “çka ka, çka s’ka” – nga përparimi drejt Asociacionit për të pranuar ose-jo aplikimin e Kosovën në rend të parë.

Kurti u shpreh “i befasuar” me kushtëzimin për Asociaiconin.

Vetë ambasadori gjerman, Jorn Rohde, shprehej për media që “jam befasuar se si qenka befasuar Kurti” duke e kumtuar për publikun se Kurti “qysh më herët” ka qenë në dijeni për draft-Statutin “si kusht” për votim të suksesshëm në Komitet të Ministrave.

Në politikën e jashtme arritja – që mund të quhet arritje – më argumentativisht me peshë ka qenë avancimi i nivelit të zyrës ndërlidhëse të Kosovs në Athinë, shtet ky i cili nuk e njeh Kosovën por ka shkërmbim faktik bilateral.

Lajme të ngjashme