Podcast/Përleshje, Episodi III: Dialogu me Serbinë duhet apo nuk duhet të ndalet? - NACIONALE

Podcast/Përleshje, Episodi III: Dialogu me Serbinë duhet apo nuk duhet të ndalet?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Takimi në Bruksel mes Kurtit dhe Lajçakut u tematizua në episodin e III të Podcast/Përleshje.

Edhe takimi i tretë mes Kurtit e Vuçiqit duket se nuk prodhoi asnjë rezultat, gjë që shtyri Jetlir Bujën të jepte qëndrimin se “Kosova duhej të pauzonte në dialog” deri në një moment tjetër në të cilin Serbia do ta kishte më të qartë perspektivën e saj evropiane dhe derisa të japë efekte më të mëdha trysnia ndërkombëtare ndaj saj.

Por, Vullet Krasniqi ishte i bindur se kjo gjë do të çonte në tensione të reja dhe në rrezik të madh për Kosovën.

"Frika s'duhet të jetë sentimenti që përcakton politikën e Kosovës", u përgjigj Buja.

Për shpjegimin e tij ai përdori edhe luftën në Ukrainë, dhe aleancën historike mes Serbisë dhe Rusisë.

Sidoqoftë, Buja vlerëson se peizazhi politik te serbët e veriut të Kosovës është më i ndryshëm dhe më i përshtatshëm për një ndërhyrje politike nga Kosova për një proces më serioz integrimi për komunitetin.

Ai ka vlerësuar që Kurti duhet ta realizojë premtimin për dialog të brendshëm me serbët e vendit, dhe se fjala “dialog” duhej kuptuar në mënyrë më të zgjeruar në politikë se sa thjesht kuptimi i fjalëpërfjalshëm i tij.

Por, Krasniqi mendonte krejtësisht ndryshe duke besuar që vetëm një dialog që do të prodhonte marrëveshje me Serbinë do ta mbante këtë të fundit më të përgjegjshme.

Kurti dhe Vuçiq nuk kanë folur deri në këtë koment për dialogun që kanë pasur. Ndërkohë, Josep Borrell – shefi i diplomacisë evropiane – e pranoi se asnjë marrëveshje nuk ishte arritur, por shtoi se ai “nuk hiqte dorë”.

Lajme të ngjashme