Detaje të reja nga vrasja në Tiranë, dy persona me motor qëlluan në drejtim të lokalit
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal në Tiranë, ku nga aty ka humbur jetën një grua e cila punonte si kamariere, ndërsa të plagosur kanë mbetur pesë persona të tjerë në mesin e tyre edhe një fëmijë.
ABC News ka raportuar se sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, autoambulanca si edhe prokurori i Tiranës, Ardian Dyrmishi.
“Bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit, ku fatkeqësisht një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.” – ka bërë të ditur gazeta ABC News.
