Të shtëna armësh në Tiranë, një grua e vrarë e pesë të plagosur
NOA.al ka raportuar se si pasojë e të shtënave, numri i të plagosurve ka shkuar në pesë dhe se dyshohet se mes tyre është edhe një fëmijë.
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raportoi se sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit.
Ndërkaq, në vendngjarje ka mbërritur edhe prokurori i Tiranës, Ardian Dyrmishi.
“Bëhet me dije se dy persona të kenë qëlluar me një motor në drejtim të lokalit, ku fatkeqësisht një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur," - ka bërë të ditur Vija.
Një ngjarje e rëndë me të shtëna me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në zonën e “Don Boskos” në Tiranë mbrëmjen e kësaj të diele.
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në një lokal në Tiranë, ku nga aty ka humbur jetën një grua e cila punonte si kamariere, ndërsa të plagosur kanë mbetur pesë persona të tjerë në mesin e tyre edhe një fëmijë.
Ndërkaq, ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe identiteti i autorëve. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po bëjnë hetimet e nevojshme për të zbardhur ngjarjen dhe kapur personat përgjegjës.