Dështimi i zgjedhjes së kryeparlamentarit, Krasniqi: U konfirmua që VV-ja nuk e ka shumicën
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se propozim i VV-së ër kryetar të Kuvendit ishte me qëllim të dështimit.
Pas betimit të deputetëve, ai ka thënë ka thënë se kjo seancë e ka konfirmuar se VV-ja nuk e ka shumicën.
“Ata e propozuan dikën, besoj se me vetëdije e bën një propozim që nuk kalon, sepse dihej. E keni ditë edhe ju, e kemi ditë edhe ne, se nuk e kanë shumicën parlamentare. Ta shohim, kanë mundësinë me e bë. E kanë të drejtën me e provu”, ka thënë Krasniqi.