Deputetja e LDK'së: Fundi i qeverisë është afër
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se qeveria Kurti fundin e ka afër.
Ajo shkroi rreth qasjes shtypëse të ekzekutivit karshi sektorit privat. Këtu përmendi vendimin e fundit për ndarjen e 50 eurove shtesë për punëtorët e sektorit publik për muajin janar të këtij viti.
"Qeveria Kurti paska vendosur të ndaj shtesa sërish për punonjësit e sektorit publik, duke harruar ekzistencën e atyre të sektorit privat, ani se janë shumicë dhe kontribuesit më të mëdhenj të rritjes së buxhetit të shtetit", shkroi ndër tjerash ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
