Deputeti i LV-së kërkon nga opozita shtyrjen e projektligjit për rregullimin e çmimit të ilaçeve
Deputeti i LV-së, Eman Rrahmani, ka kërkuar nga opozita që Projektligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale ta shtyjë deri në shtator.
Në seancën ku po debatohet për këtë projektligj, ai ka thënë se nëse Qeveria nuk do ta sjell në muajin shtator këtë projektligj, atëherë deputetët e LV-së do ta përkrahin iniciativën e opozitës.
“Pajtohem me deputetin Gola me i kërkuar opozitës që këtë ligj me e shty deri në shtator dhe nëse deri në shtator Qeveria nuk e sjell, keni me e pasë edhe mbështetjen tonë të këtij ligji shumë të rëndësishme”, ka thënë Rrahmani.
Ai ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, që t’i garantojë deputetët se në shtator do ta sjell këtë projektligj në Kuvend.