Çka ka ndodhur javën e fundit të vitit 2022 në Kosovë - NACIONALE

Çka ka ndodhur javën e fundit të vitit 2022 në Kosovë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Që nga muaji mars 2022, kur gazeta Nacionale filloi punën, prej atëherë e deri më sot 1 janar 2023, keni mundur të lexoni çdo të diel përmbledhjen me ngjarjet kryesore që kanë ndodhur gjatë një jave.

Ketë përmbledhje mund ta lexoni edhe për javën e fundit të viti 2022 dhe për çdo javë të viti 2023.

Lirimi i Pantiqit dhe heqja e barrikadave

Java e fundit e muajit dhjetor ishte e tensionuar për shkak të barrikadave që u vendosën në katër komunat verirore të Kosovës: Mitrovicë Veriore, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, bile ato dolën edhe në territorin e Serbisë duke u vendosur 2 kilometra larg pikës kufitare në Merdarë.

Mirëpo këto barrikada në ditë e 20 që nga vendosja, u larguan.

E largimi i tyre, erdhi pas lirimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq dhe serbit tjetër Nikolla Nedeljkoviq pasi ishte kushti kryesor i përfaqësuseve të serbëve të Kosovës për largimin e barrikadave.

Pantiq u lirua dhe barrikadat u hoqën një ditë pas.

Pantiq u lirua nga masa e paraburgimit për t'iu caktuar masa e arrestit shtëpiak.

E lirimi i tij nxiti reagime të jashtëzakonshme në vend e më gjerë.

Kryeministri Kosovës, Albin Kurti u shpreh i habitur për lirimin e tij teksa u hodh në sulm ndaj prokurorit dhe gjyqytarit që morën vendim.

"Kur ke një akuzë për terrorizëm e të dërgohesh në arrest shtëpiak, e unë jam kurreshtar ta marrë vesh se cili është ai prokuror që e bën këtë kërkesë dhe ai gjykatës i procedurës paraprak që e kanë marrë këtë vendim”, ka thënë Kurti.

Mënjëherë pas Kurti edhe zyrtarë të lartë të pushtetit e Vetëvendosjes, sulmuan e linçuan prokurorin dhe gjyqtarin.

Në anën tjetër opozita kritikoi Kurti se po manipulon dhe po tenton të fshehë kinse një marrëveshje për largimin e barrikadave dhe lirimin e Pantiqit.

Ujdi e fshehtë për largimin e barrikadave”, thanë nga opozita të cilët kërkuan sqarime nga kryeministri Kurti.

Ndërsa për largimin e barrikadave, kryeministri Kurti tha se i larguan ata që i vendosën,

Barrikadat po hiqen, të dielen e thamë që është çështje ditësh se kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë tonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten,” – u shpreh Kurti pa e përmendur fare rastin e Pantiqit.

E largimi i barrikadave i mirëprit nga SHBA e BE dhe bënë thirrje që palët të fokusohen në dialog.

Pas 20 ditëve, rrugët u liruan e pikat kufitare Bërnjak e Jarinje u hapën për qarkullim.

Vitia përsëri në Shëndetësi

Pas 79 ditëve pa ministër të Shëndetësisë dhe pas kërkimeve të shumta të qeverisë për një ministër të ri i cili nuk u gjend, kryeministri Kurti e emëroi edhe një herë Arben Vitinë ministër të Shëndetësisë.

Emri i Vitisë në krye të këtij dikasteri u bë më anë të një komunikatë me një paragraf. Në të nuk pati asnjë fotografi nga nënshkrimi i vendimi siç zakonshëm ndodh.

Tash do të punojmë edhe më shumë sesa në të kaluarën në shëndetësi. Unë besoj që emërimi i tretë i Arben Vitisë do të jetë një gjë e cila do të dëshmohet se ia ka vlejtur edhe sa i përket mirëqeverisjes, por në të njëjtën kohe edhe sa i përket një dobie të përshpejtuar në këtë sektor. Me këtë rast më lejoni të falënderoj përzemërsisht për kontributin e tij të madh me përpjekje titanike në kushte tejet të vështira të doktor Rifat Latifit”, ka thënë Kurti.

Emërimi i Vitisë u prit mes kritikave pasi sipas tyre emërimi është dashur të ndodh më parë.

Gjithashtu, partitë opozitare e kritikuan duke thënë se Vitia ishte skandaloz gjatë mandatit të kaluar.

Javën që po e lëmë pas ishte edhe mos-reagimi i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci ndaj një vajze nga komunitetet e cila u largu me forcë nga një kafiteri.

Peci nuk kishte reaguar ndaj këtij veprim i cili u kritikua me të madhe teksa më skandaloz ishte edhe reagimi i tij, ku akuzoi të tjerët që po tentojnë ta njëllosin atë.

Lajme të ngjashme