Kurti, gazetarëve për barrikadat: Ata që i vunë ato u lodhën
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi sot pritjen për gazetarë me rastin e festave të fundvitit ku ka dhënë edhe disa deklarata të çuditshme.
Kryeministri falenderoi gazetarët për bashkëpunimin, megjithëse nuk dihet se për çfarë bashkëpunimi e ka pasur fjalën marrë parasysh mos-bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm përgjatë këtij viti.
Ai u shpreh se ka pasur përparim gjatë kësaj periudhe kohore, ndërsa më vonë adresoi edhe çështjen e barrikadave.
“Barrikadat po hiqen, të dielen e thamë që është çështje ditësh se kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë tonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten,” – u shpreh Kurti pa e përmendur fare rastin e Pantiqit.
Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme Kurti u shpreh mjaft ashpër ndaj prokurorit dhe gjyqtarit të rastit të Dejan Pantiqit, ish-zyrtarit policor që u dërgua në arrest shtëpiak. Ky vendim i gjykatës po shihet se ka ulur tensionet në veri të vendit.
