Policia: Hiqen të gjitha barrikadat në veri
Janë larguar tashmë të gjitha barrikadat në veri të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
Radoviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se janë larguar të gjitha barrikadat që kanë qenë të vendosura në pjesën veriore të vendit.
Kujtojmë se gjatë paraqitjes për media bashkë me ministrin e punëve të brendshme, kryeministri Kurti kishte deklaruar se do të llogaritet heqja e barrikadave në atë moment kur do të hiqen të gjitha, pra edhe ajo e fundit.
Tutje ai shtoi se pikërisht atëherë do të shtyhet zbatimi i vendimit të reciprocitetit për targa dhe letërnjoftimet e përkohshme.
