Arben Vitia, aktivist i lodhët: 1 vit e 12 ditë, tri postime - NACIONALE

Arben Vitia, aktivist i lodhët: 1 vit e 12 ditë, tri postime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas 79 ditëve pa ministër, nga sot Kosova dhe ministria e Shëndetësisë është bërë me ministër të ri.

Arben Vitia me vendim të Qeverisë Kurti është emëruar përsëri ministër i Shëndetëisë.

"Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitinë, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij.", thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Arben Vitia ishte larguar nga pozita e ministrit për t’u angazhuar në zgjedhjet lokale, ku ishte në garë për kryetar të Prishtinës.

Që nga humbja e tij dhe largimi nga Ministria e Shëndetësisë, Arben Vitia në profilin e tij në Facebook, ka bërë vetëm tri postime.

Në dy postime, Vitia kishte shkruar për procesin zgjedhor të Vetëvendosjes-dega në Prishtinë.

Ndërsa një herë tjetër, ai e kishte ndërruar fotografinë e proflit ndërkaq nuk kishte thënë asgjë tjetër për temat nga fusha e shëndetësisë apo tema të tjera ndonëse ato nuk munguan.

Duke parë se aktivistët e këtij subjekti janë mjaft aktiv në rrjetet sociale, mund të themi se Arben Vitia është një aktivist i lodhët.

Pra për një viti e 12 ditë, Vitia ka bërë vetëm tri postime në total.

Në anë tjetër, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë mbledhjeve brenda partisë kishte kërkuar që të shpërndahen postime në rrjetet sociale si dhe aktivistët të jenë ma aktivë aty.

Kurti kishte kërkuar nga ta që t’i ndezin “motorët” edhe “turbinat” gjatë zgjedhjeve lokale.

Ndryshe, prej 6 tetorit, Qeveria Kurti II nuk kishte ministër të Shëndetësisë kur Rifat Latifi dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajme të ngjashme