Çitaku: Aksioni në veri i paplanifikuar dhe i pakoordinuar - NACIONALE

Çitaku: Aksioni në veri i paplanifikuar dhe i pakoordinuar

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reguar pas tensioneve në veri.

“Sa i përket Qeverisë së Kosovës, aksioni i mbrëmshëm dëshmoi edhe një herë se vendimi për veprim ka qenë i paplanifikuar mirë dhe prandaj nuk arriti që të realizohet. Dështimi në realizimin e këtyre vendimeve të Qeverisë, po krijon një përshtypje që Veriu është i pamenxhueshëm dhe që situata atje është jashtë kontrollit të shtetit. Po ashtu, veprimet e Qeverisë do të duhej të ishin paraprakisht të koordinuara me miqtë tanë ndërkombëtarë, jo vetëm të ndëgjojnë ata në momentet e fundit të krizës. Aleancat janë po aq të rëndësishme sa sovraniteti. Ato duhet të mirëmbahen dhe kultivohen me seriozitet”, tha ajo.

Tutje, Çitaku theksoi se PDK është e shqetësuar me situatën në veri.

Lajme të ngjashme