Buzhala: Thuhet që Albini iu tha fetarëve të VV-së "votomani Kodin Civil, ose e çoj vendin n’zgjedhje" - NACIONALE

Buzhala: Thuhet që Albini iu tha fetarëve të VV-së "votomani Kodin Civil, ose e çoj vendin n’zgjedhje"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Dita e katërt e javës që lamë pas ishte e destinuar për episodin e radhës të Ditarit të Buzhalës, prodhim i Gazetës Nacionale.

Njëherit, ky ishte jubileu i 20 i emisionit që nga java e ardhshme do të jetë më i plotë. Detajet, të paktën tani për tani, nuk po i shpalosim.

Shamia

Gjithsesi, të rikthehemi te tema që e karakterizoi fraksionin në fjalë. Shamia. Në njërën prej pjesëve të këtij episodi, Buzhala tregoi raportimet e siguruara nga brenda VV-së, e ku thuhet se në njërin prej takimeve, kur në Kuvend ishte afër të zbarkonte Kodi Civil, kryeministri aktual iu drejtuar grupit të deputetëve fetarë të VV-së, duke u thënë drejtpërdrejt: Votomani Kodin Civil, ose e çoj vendin n’zgjedhje.

“Në çdo pushtet ka pasur deputetë fetarë. Si në kohën e LDK-së, si në kohën e PDK-së. Kanë qenë 1 ose 2, në rastin më të mirë. Tash janë më shumë. Se fitoi më shumë. Thuhet që në njërën prej mbledhjeve me grupin parlamentar, i ka shiku në sy këta deputetë edhe iu ka drejtu me fjalët: Kalomani Kodin Civil ose e çoj vendin n’zgjedhje. Po nuk ta kalojnë Kodin Civil. Se këta nuk janë aty për me ta kalu Kodin Civil. Këta janë aty për me shty agjendën e vetë. Janë aty për islamin politik”, tha fillimisht autori.

Megjithatë, Buzhala mendon se ata nuk e votojnë Kodin Civil, sepse ata janë në Kuvend për agjenda të tyre, teksa shtoi se ndonjëherë edhe mund të pajtohen, kryesisht për tema populliste ku bëhen bashkë të gjithë.

“A është domosdoshmërit pjesë e keqe? Unë mendoj që është pjesë e eko-sistemit të demokracisë. Pra, nuk munden me qenë brenda një sistemi të gjithë liberalë, nuk munden me qenë të gjithë të majtë ose gjithë të djathtë. Nuk munden me qenë gjithë sekularë. Brenda ambientit ke njerëz që kanë edhe prirje për ka pak fashiste, por ne shpresojmë vazhdimisht që shoqëria është mjaftueshëm e fortë që shumica dërrmuese me qenë “main-stream”, me qenë social-demokratë, me pasë qasje normale ndaj ekonomisë, qasje normale ndaj religjionit, qasje normale ndaj krejt fenomeneve shoqërore”, shtoi sërish Buzhala.

Ky i fundit veçse e ka thënë qëndrimin e tij për shaminë, kurse këtë paraqitje e ka bërë pikërisht në episodin e emisionin për të cilin jemi duke diskutuar.

“Nuk mundet që një fëmije të moshës 16-vjecare, që tash nuk është as bash fëmijë më, t’i ndalohet shkollimi, në emër të emancipimit. Pra, është kontradiktore në vetvete, që t’i thuash dikujt nuk mundesh me hy në shkollë me shami, sepse shamia nuk është emancipim, prandaj po ta ndalim shkollimin”, tha Buzhala.

Pragu i moshës

Në anën tjetër kujtojmë faktin se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë është deklaruar për debatin që bëri bujë në vendin tonë javën e kaluar, duke shtuar:

“MAShTI është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin që disa qytetarë e kanë nisur këtë udhëzim administrativ, dhe ne shumë shpejtë do ta sjellim udhëzimin administrativ për komunitete dhe unë e kam thënë se nuk duhet të ketë ndalesa e duhet të jenë të lirë të vendosin.Pra pragu duhet të jetë 16 vjeçar, pas kësaj moshe duhet të vendos vetvetiu”.

Lajme të ngjashme