Buzhala për sulmet në Serbi: Nëse mbjell stuhi, ki me korrë breshër - NACIONALE

Buzhala për sulmet në Serbi: Nëse mbjell stuhi, ki me korrë breshër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas dy sulmeve masive brenda 48 orëve në Serbi, ku mbetën të vrarë 17 persona, gazetari Berat Buzhala ka komentuar situatën, duke e cilësuar gjithë atë që ka ndodhur si 'diçka normale për një shoqëri që flet vetëm për armë e për luftë'.

Ndërsa përmend thirrjen që bëri presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas sulmeve, ku tha se “duhet të çarmatosim popullin serb”, Buzhala thotë se një thirrje të tillë Serbia duhej ta bënte në kohën kur vrisnin shqiptarë, boshnjakë e kroatë.

“Para dy dekadave e pak ma shumë, kur serbët vrisnin shqiptarë, boshnjakë, koratë e të tjerë. Në vend që ta bënin të njejtën thirrje për me çarmatosë popullin serb, ata jepnin më shumë armë,”- është shprehur Buzhala.

Tutje ai ka rikujtuar kohën kur në protestat e organizuara në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit, serbët bënin thirrje për më shumë armë, ndërsa ka shprehur keqardhjen për viktimat fëmijë, duke shpjeguar se është e vështirë të gjendet linja mes asaj se çfarë ndjen dhe çfarë mendon.

“Është jashtëzakonisht e vështirë pas kësaj që ndodhi në Serbi, me gjetë linjën e hollë të asaj çfarë kam në zemër e çfarë kamë në tru. Më vjen keq për ato nana e për ata fëmijë, por nuk më vjen keq për atë popull e për ato institucione,”-ka thënë ai.

Buzhala me tej ka thënë se serbët kanë shkaktuar shumë vuajtje dhe asnjëherë s’kanë ndezur ndonjë qiri për dikënd.

“Serbët, bashkë me rusët janë popujt e vetëm në Evropë që janë të knaqun të jetojnë në diktaturë. E kanë përjetu veten si një popull hyjnor, që dallohen nga krejt popujt e tjerë. Fol serbisht se edhe Zoti të kupton kanë thanë ata. Na kanë thanë edhe neve, për të na bindur që të flasim serbisht, janë armatosë deri në dhëmb. Ato armë ju kanë mbetë nëpër shpijat e tyne, familjet e tyne. Është e pamundur që ata mos me i përdor ato,”-ka shtuar më tej Buzhala.

Ai më tej ka shpjeguar se këto vrasje janë normale nëse vazhdimisht flitet për armë e luftë.

“Nuk jam prej atyne që gëzohem kur dëgjoj se në Serbi po vriten, jam prej atyne që mendoj që është rrjedhë normale dhe logjike për atë shoqni. Nëse vazhdimisht flet për armë, për luftë, për vrasje, në fund kur ke luftu me krejt kojshit, gjasat janë që ato armë keni me i kthye prej njani-tjetri.”

Lajme të ngjashme