Burri i kërkon gruas që të lë punën në qendrën e masazhit, përfundon në polici çifti nga Fushë Kosova
Një çift nga Fushë Kosova ka përfunduar në stacionin policor, për shkak të dhunës në familje.
Kjo pasi që gruaja 19-vjeçare ka kërkuar divorc nga burri i saj 36-vjeçar, e burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se burri kishte shkuar në vendin ku gruaja ishte duke punuar dhe e ka ngacmuar atë, duke i ushtruar dhunë psiqike.
Për këtë arsye, 19-vjeçarja është drejtuar në polici, duke u shprehur se burri i saj është duke e shqetësuar, dhe sipas saj krejt kjo ka ardhur pas kërkesës për divorc.
Një gjë e tillë ishte mohuar nga burri i saj, i cili gjatë intervistës në polici, kishte deklaruar se ka kërkuar nga gruaja që ta lë punën në qendrën e masazhit, dhe sipas tij kjo ishte arsyeja pse kishte shkuar në vendin e saj të punës.
Tutje burri 36-vjeçar, ka thënë se e respekton vendimin e bashkëshortes së tij për divorc dhe se e njëjta mundet ta vazhdojë jetën në banesën ku deri tash kanë bashkëjetuar çifti.
Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’.
