Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Maqedonia e Veriut
Angel Angelov është larguar nga Maqedonia e Veriut dhe një gjë e tillë do të ndodhë derisa të mos ketë shenja ndryshimi.
Gjithçka varet nga gjendja e Hristijan Pendikov, i cili momentalisht është i shtrirë në spital. Të paktën kështu deklaroi ministri i jashtëm bullgar, Nikollai Milkov, raporton "bgnes".
“Nëse RMV vazhdon të sillet kështu, është e mundur që ne të vendosim veto sërish. Është cinike të diskutohet për projektet e eko-shtigjeve me shtetin derisa Pendikov është në spital.
Nëse Maqedonia e Veriut synon të vazhdojë rrugën evropiane, duhet t’i përmbushë obligimet e veta, kurse Bullgaria duhet vetëm ta ndjekë këtë realizim”, tha ndër tjerash Milkov.
Ndërkaq, në pjesën e fundit ai shtoi se janë të gatshëm gjithmonë të diskutojnë për mbrojtjen e bullgarëve.
