Bill Gates mbështet startupin që mësyn reduktimin emetimeve nga gazrat e lopëve - NACIONALE

Bill Gates mbështet startupin që mësyn reduktimin emetimeve nga gazrat e lopëve

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Bill Gates është duke udhëhequr një investim të ri në vlerë prej 12 milionë dollarësh në një kompani australiane që ka për synim t’i ushqejë lopët me alga deti në mënyrë që të ulë emetimet e ngrohjes së planetit që vijnë nga gazrat e tyre.

Bëhet e ditur se kësaj nisme në kompaninë Breakthrough Energy Ventures, i janë bashkuar edhe themeluesi i Amazon Jeff Bezos dhe sipërmarrësi kinez Jack Ma.

Startupi që njihet si Rumin8, është duke zhvilluar një sërë ushqimesh shtesë për lopët në mënyrë që të zvogëlojë sasine e metanit, një gaz i fuqishëm serë. Në këto ushqime përfshihen bimë të detit të kuq dhe bimë të tjera që kopjojnë "përbërjen anti-meanogjene të natyrës". E sipas hulumtimeve është zbuluar se shtimi i algave të detit në ushqimin për lopë, mund të zvogëlojë formimin e metanit në zorrët e tyre me më shumë se 80%.

"Ekziston një dëshirë e vërtetë për të financuar zgjidhje për emetimet e metanit enterik nga bagëtitë dhe për fat të mirë për Rumin8, ata mund të shohin përfitimet e teknologjisë sonë," – është shprehur David Messina, drejtori menaxhues i Rumin8, i cili do të përdorë fondet për të komercializuar produktin e tij.

Sa i përket Gates, ai ka folur edhe më parë për ndikimin klimatik që ka konsumimi i mishit dhe ka mbrojtur mendimin që njerëzit duhet të kalojnë plotësisht në konsumimin e mishit sintetik.

Edhe pse gazrat e kafshëve shpesh nuk mendohen si shkaqe shumë domethënëse të krizës klimatike, ndryshe nga makinat apo termocentralet, ato mund të lëshojnë deri në 220Ib në vit, një sasi e njejtë me 900 gallon benzinë. Prandaj, procesi i pafund i lëshimit të tyre është një kontribues i madh i metanit, një gaz që bllokon nxehtësinë 80 herë në mënyrë më efektive sesa dioksidi i karbonit.

Sipas The Guardian, një studim vitin e kaluar ka zbuluar se emetimet e kombinuara të metanit të 15 prej kompanive më të mëdha të mishit dhe qumështit në botë janë më të larta se ato të disa prej vendeve më të mëdha në botë, përfshirë Rusinë, Kanada dhe Australinë.

Për zvogëlimin e emetimeve të metanit në 30% deri në vitin 2030, kanë nëshkruar një premtim global ShBA dhe BE, megjithatë, marrë parasysh që pritet të ketë një rritje në ngrënie të mishit gjatë dekadave të ardhshme, disa kompani kanë nisur të shikojnë mënyra për të zvogëluar drejtperdrejt ndikimin klimatik që mund të kenë 1 miliard lopë ekzistuse.

Lajme të ngjashme