Delegatët shkojnë me 400 avionë privatë në samitin e klimës, akuzohen për hipokrizi - NACIONALE

Delegatët shkojnë me 400 avionë privatë në samitin e klimës, akuzohen për hipokrizi

1 vit më parë

nga Miranda Shala

Postime të shumta në mediat sociale kanë kritikuar delegatët pjesëmarrës në samitin e COP27 të mbajtur në Egjipt, pas udhëtimeve të tyre me avionë privatë.

Raporte të shumta, treguan vlerësime të ndryshme mbi numrin e avionëve privatë që kishin sjellë delegatët në samitin e mbajtur në Sharm el-Sheikh.

Veprimi Klimatik Kundër Dezinformimit, një grup që analizon tendencat e informacionit të rremë në mediat sociale, në një raport të publikuar të enjten, tha se narrativat e supozimit të 'hipokrizisë dhe elitizmit' ishin një nga fokuset kryesore të mesazheve skeptike ndaj klimës gjatë COP27.

Ndërkohë, burime egjiptiane kanë vërtetuar pretendimet e përhapura se gjatë mbajtjes së samitit në Egjipt janë ulur rreth 400 avionë privatë.

"Më shumë se 400 avionë privatë janë ulur në ditët e fundit në Egjipt," ka thënë për AFP-në një burim i afërt me autoritetet e aviacionit egjiptian.

Sipas grupit të fushatës evropiane të transportit të pastër Transport dhe Mjedis, një avion privat mund të lëshojë deri dy ton dioksid karboni në një orë dhe është pesë deri në 14 herë më ndotës sesa një aeroplan komercial.

E ndërkohë që shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga djegia e lëndëve fosile nga njerëzit po përkeqëson fatkeqësitë shkatërruese, duke përfshirë përmbytjet, valët e të nxehtit dhe thatësirat, të cilat ka të ngjarë të intensifikohen në dekadat në vijim nëse emetimet nuk reduktohen, thirrje për veprime të menjëhershme ka bërë edhe presidenti amerikan Joe Biden.

Ai i’u drejtua një turme të madhe delegatësh duke thënë se "shkenca është jashtëzakonisht e qartë - ne duhet të bëjmë përparim deri në fund të kësaj dekade".

“Le të rrisim ambicien dhe shpejtësinë e përpjekjeve tona. Nëse do ta fitojmë këtë luftë, çdo emetues kryesor duhet të përafrohet me 1.5C. Ne nuk mund të deklarojmë më injorancë për pasojat e veprimeve tona ose të vazhdojmë të përsërisim gabimet tona. Të gjithë duhet të vazhdojnë të përshpejtojnë përparimin gjatë kësaj dekade vendimtare,” është shprehur Biden.

Lajme të ngjashme