Berisha me kërkesë interesante për Ramën: Leja një sheshit emrin ‘Donald Trump’, mos të na harrojnë
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është shprehur u shqetësuar me ngërçin politik në Kuvendit.
Pas seancës se sotme, ai është shprehur i shqetësuar që askush prej aleatëve të Kosovës nuk po merret me këtë çështje.
Për këtë çështje, ai ka dalë me një propozim për kryetarin e Prishtinë, Përparim Rama.
Ai ka kërkuar nga i pari i Prishtinës që të një sheshi në kryeqytet të ia vendos emrin e presidentit amerikan.
Sipas tij, vetëm në ketë mënyrë ndoshta Kosova i kujtohet ShBA-së.
“Jam i shqetësuar për këtë situatë dhe normalisht që bisedojmë si grupin dhe e kemi një propozim si grup parlamentar. Kërkojmë nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, që me e zgjedh një shesh të Prishtinës dhe me ia vu emrin e presidentit Trump, në mënyrë që të angazhohen dhe të mos na harrojmë miqtë, sepse na kanë harru. Nuk po merret kërkush me neve. Si duket na s’jemi të zot për me e zgjedh asnjë situatë politike në Kosovë”, ka thënë Berisha.