Berisha i kthehet Haxhiut: Po ministre, i kam vërtetë duart me gjak
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha i është kundërpërgjigjur ministres Haxhiu, pas deklaratës të kësaj të fundit se Partia Demokratike ka qenë në qeveri kur është vrarë Dehari.
“Ju keni qenë në Qeveri kur është vrarë Dehari. Ju nuk keni të drejtë të flisni për Astritin. Ju i keni duart e përlyme me gjak. Marre. Ai është është vra në kohën e jauj. Mbylle”, kishte thënë ndër tjerash Haxhiu.
Në anën tjetër, Berisha iu kundërvua, duke thënë se është e vërtetë që i ka duart me gjak, por duke publikuar një video të kontributit si ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Veç kësaj, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se nuk është në interesin e Vetëvendosjes e as Qeverisë zbardhja e rastit të Astrit Deharit.Sipas Berishës, Vetëvendosja i ka përdorur këto raste për qëllime politike.
