Ben Meir: ShBA i çoi mesazh të qartë Kurtit, kërkon që marrëveshja të nënshkruhet sot - NACIONALE

Ben Meir: ShBA i çoi mesazh të qartë Kurtit, kërkon që marrëveshja të nënshkruhet sot

3 vjet më parë

nga Eriola Cacaj

Njohësi i politikave të Ballkanit Perëndimor, Alon Ben Meir, ka komentuar takimin Kurti-Vuçiq që është duke u mbajtur në Bruksel.

Përmes një postimi në Twitter, Meir ka thënë se fakti që Blinken e ka “injoruar” Kurti në Mynih, është mesazh se ShBA-të dëshirojnë që marrëveshja të nënshkruhet sot.

Fakti që Blinken ‘injoroi’ kryeministrin e Kosovës në Mynih është një mesazh i qartë për Kurtin se administrata amerikane dëshiron që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë të nënshkruhet më 27 shkurt në Bruksel.” – ka shkruar ai.

Është duke vazhduar takimi në Bruksel, i filluar ky para afër 90 minutash. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe i pari i serbëve, Aleksandar Vuçiq, bashkë me emisarët evropianë për dialogun kanë filluar diskutimet.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë ky takim, por ajo që është e rëndësishme, palët kanë paralajmëruar konferencë për media.

Kujtojmë faktin se temë kryesore pritet të jetë diskutimi i pranimit eventual të propozimit evropian (franko-gjerman), të cilin palët e kanë pranuar në parim.

Takime në Bruksel, Kurti e Vuçiq kanë pasur edhe me emisarin e Amerikës, Gabriel Escobar.

Borrell

Shefi i diplomacisë evropiane ka postuar disa fotografi nga takimi ku ka shkruar se shpreson në një qasje konstruktive nga palët.

"I urova mirëseardhjen Presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel për takimin e nivelit të lartë të Dialogut Beograd - Prishtinë", shkroi ndër tjerash spanjolli.

Konferenca

Mediumi serb, Nova, ka njoftuar se paraqitja para gazetarëve e Borrell nga ora 18:00 është shtyrë në 19:30.

Mediumi respektiv, gjithashtu ka lënë të hapur mundësinë që konferenca e spanjollit mund të shtyhet përsëri.

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është lajmëruar nga Brukseli.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq ka shkruar se takimi është i vështirë, por i njëjta ka deklaruar se nuk dorëzohet.

"Takim i vështirë. Siç pritej. Nuk ka dorëzim", tha presidenti Vuçiq në Instagram, bashkë me një foto nga takimi.

Lajme të ngjashme