Befason gazetarja serbe: As pas 50 vitesh, nuk ka shanse për një marrëveshje përfundimtare me Kosovën
Gazetarja e TV Nova, Jasmina Dobriloviq ka thënë se nuk do të ketë edhe për 50 vjet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo dyshon se dikush në Serbi do ta njihte Kosovën sepse sipas saj, kjo do të ishte “vetëvrasje politike”.
“Nuk ka asnjë shans që një marrëveshje përfundimtare të arrihet jo në fund të marsit të këtij viti, por në fund të marsit për rreth 50 vjet,”- tha ajo në lidhje me deklaratën e mëparshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se marrëveshja përfundimtare mes dy palëve duhet të arrihen në pranverë të këtij viti.
Ajo ka thënë se Serbia dëshiron të fitojë diçka nga marrëveshja me Kosovën.
“Kësaj radhe edhe serbët do të duhet të marrin diçka për të krijuar një moment të favorshëm për Vuçiqin, megjithëse nuk do të jetë Vuçiq, por (shefi i diplomacisë Ivica) Daçiq, për të vendosur sanksione kundër Rusisë. Nuk mund t'i kërkoni Serbisë të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të dorëzohet në marrëveshjet parimore me Prishtinën, pa bërë asgjë Prishtina,” - ka vlerësuar Dobriloviq.
