BE i përgjigjet Nacionales për tensionet në veri: Ftuam Kosovën e Serbinë në Bruksel - NACIONALE

BE i përgjigjet Nacionales për tensionet në veri: Ftuam Kosovën e Serbinë në Bruksel

1 vit më parë

nga Trina Zuka

Pas situatës së krijuar në veri të vendit, Bashkimi Evropian ka ftuar në takim palën Kosovare dhe atë Serbë që të takohen në Bruksel.

Kështu kanë bërë të ditur në një përgjigje për gazetën zyra e BE-së.

Pas pranimit nga Kosova të kërkesës së HRVP Borrell dhe SHBA-së për shtyrjen e masave të planifikuara në lidhje me targat dhe kartat e identitetit, me kusht që të hiqen të gjitha barrierat, BE-ja ftoi të dyja palët të takohen në Bruksel për të diskutuar rrugën përpara”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Tutje nga BE thuhet se mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave.

Mënyra e vetme për të zgjidhur mosmarrëveshjet është përmes dialogut dhe negociatave.BE-ja po e përcjell me shqetësim situatën në veri të Kosovës. Të gjithë të përfshirët duhet të qëndrojnë të qetë dhe çdo veprim i pakoordinuar dhe i njëanshëm që rrezikon stabilitetin dhe sigurinë në terren dhe pengon lirinë e lëvizjes së të gjithë qytetarëve duhet të ndalet menjëherë”, thuhet në përgjigjen e tyre,

Bashkimi Evropian në këtë përgjigje thonë se mbesin në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë, për të qetësuar tensionet në koordinim të ngushtë më EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në.

BE-ja ka qenë dhe mbetet në kontakt të ngushtë me Kosovën dhe Serbinë për të qetësuar tensionet, në koordinim të ngushtë me EULEX-in, KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në”, thuhet nga zyra e BE-së.

BE thotë se fokusi duhet t’i kthehet normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian.

“Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE. Fokusi duhet t'i kthehet normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili është thelbësor për rrugët e tyre përkatëse të integrimit evropian”, thonë nga BE.

Tutje thuhet se propozimi i HRVP Borrell ishte që të shtyheshin masat për targat dhe kartat e identitetit dhe të takoheshin në Bruksel ndërkohë për të diskutuar një rrugë përpara. Ky propozim u mbështet plotësisht nga SHBA.

Ndërkohë, një ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, situata është stabile. Megjithatë, rrugët që dërgojnë për në pikat kufitarë në Bërnjak dhe Jarinje janë të bllokuara, gjersa nga dje janë evidentuar 4 raste të të shtënave në drejtim të Policisë. Por, tash media të ndryshme po raportojnë se ka filluar heqja e barrikadave në veri të vendit.

Policia e Kosovës që në mëngjes ka lëshuar një komunikatë për media.

Sipas Policisë së Kosovës, në një rast ka pasur edhe detonim, duke sqaruar se nuk ka asnjë të lënduar.

Tutje, në komunikatën e Policës përmenden edhe disa raste kur qytetarët shqiptarë janë malltretuar.

Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme