Spahiu për veriun: Fitore e pastër e Vuçiqit, dështim total i Kurtit e Policisë - NACIONALE

Spahiu për veriun: Fitore e pastër e Vuçiqit, dështim total i Kurtit e Policisë

4 vjet më parë

nga Shkëlqim Beqiri

Një ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, situata është stabile. Sipas raportimeve rugët që dërgojnë për në pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinje po lirohen për qarkullim pas bllokimit të tyre nga serbët. Në anë tjetër, vendimi për reciprocitet po shihet si i nxituar dhe i pamenduar mirë.

Profesori i shkencave politike, Nexhemedin Spahiu, në një bisedë për Nacionale ka folur për situatën në veri të vendit pas tensioneve që u shkaktuan me vendimin për reciprocitetin për targa dhe dokumentet të idenfikimit me Serbinë.

Spahiu që jeton në Mitrovicë, ka thënë se qytetarët atje janë torturuar për gjashtë orë të tëra nga alarmi i lëshuar prej strukturave paralele serbe.

Ai ka hedhur akuza për vendimin e qeverisë pasi sipas tij, nuk janë bërë të gjitha llogaritjet.

Politika nuk është fontan dëshira por është fontanë e mundësive, për me i ba reciprocitet Serbisë duhet me u shtrengu, duhet me pasë një polici që pas 30 gushtit nëse ta zënë peng banditat me u detyru ambasdori amerikanë me t thanë hajde tërhiqu se nuk je kurrkund. Kështu që 6 orë u torturuma nga sirenat nga alarmi edhe nuk ke në gjendje Policia e Kosovës me shku me fikë atë. Na tregun që jo vec në veri po edhe në jug vjen por deri në Prishtinë edhe të torturon sepse ti nuk je i zoti me përçu një veprim të cilin ti e ke marrë. Para se me marrë vendimin është dashur të bëhet të gjitha llogaritë, cka ne qoftëse tentohet me u ba bllokada, protesta etj, të gjitha këto është dashtë me i ndërmarrë që në mënyrë me evidentu dhe me realizu vendimin për reciprocite.”, ka thënë ai.

Qeveria është zotuar për shtyrjen e vendimit deri në shtator, por si do të veprohet me 1 shtator dhe a do të përsëritet situata e njëjtë, Spahiu na tha këto fjalë.

Nëse policia e Kosovës dhe institucionet nuk veprojnë sigurisht që ka me u përsërit ose s’ka u përsërit hiç, ka me u harru krejt. Ajo që duhet është se policia dhe Prokuoria duhet me i dënu njerëzit që i kanë ndezë alarmin. Duhet t’i bëhet pyetje Albin Kurti se a ka me u arrestu ata që kanë prish rendin dhe qetësin publike dhe që kanë torturu një qytet me 150 mijë banorëve. 150 mijë banorë janë torturu për gjashtë orë të tëra.”, ka thënë ai.

Më tej, ai theksoi se nuk mund të ketë ndonjë incident në veri pasi ndodhit e fundit janë fitore për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kjo është një fitore e madhe e Vuçiqit dhe tashmë nuk kanë nevojë me ba ndonjë sherr. Fitore e pastër si loti. Dështim total i institucioneve të Kosovës, Policisë, AKI-së.”, ka thënë ai.

Përveç Spahiut edhe njoheës të tjerë të zhvllimeve politike, kanë kritkuar qeverinë për mosmenaxhim të duhur të situatës në veri.

Ndërkaq, Ganimete Musliu, deputete e PDK-së dhe njëherit kryetare e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare për Intelegjencë, ka treguar se i ka përcjellur me shqetësim ato çfarë ndodhën dje në veri.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, Musliu tregoi se sot në mëngjes, në cilësinë e kryetares së Komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, e ka ftuar drejtorit e AKI-së për raportim para Komisionit.

Si qytetare, si deputete por edhe si krytare e Komisionit për mbikqyrjen e AKI-së, mbrëmë i kam përcjellur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit. Sot zyrtarisht, brenda mandatit tim si kryetare, i kam dërguar ftesë Drejtorit të AKI-së qe të mërkurën të vij në Komision dhe të na njoftoj për gjendjen në veri. Po presim pêrgjigjeje!”, ka thwnw ajo për Nacionale.

Ndërsa, kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedir Hamza, në një prononcim për Nacionale, tha se situata është stabile.

Situata është stabile me zhvillimet që ka ndodhë pramë, pritet tash me pa si po zhvillohet ngjarja. Kemi komunikim me institucionet përgjegjëse që janë, për informata më shumë përgjigjen institucionet përgjegjëse. Sirenat janë ndalë mbrëmë”, ka thënë ai.

Çka thotë Policia?

Policia e Kosovës që në mëngjes ka lëshuar një komunikatë për media.

Sipas Policisë së Kosovës, në një rast ka pasur edhe detonim, duke sqaruar se nuk ka asnjë të lënduar.

Deri më tani janë raportuar katër raste ku qytetarët shqiptarë të cilët kanë qarkulluar në atë pjesë janë ndaluar dhe maltretuar, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre, nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve”, thuhet në komunikatë.

Ndërkohë, rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak raportohet se janë duke i liruar pasi kanë qëndruar që nga dita e djeshme të bllokuara.

Lajme të ngjashme