Bajrami, Rizvanollit: Po thuani nuk janë 1 miliard euro import rrymë, por 600 milonë, e pak po të duken 600 milionë a?
Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i është drejtuar ministres së energjisë, Artane Rizvanollit, për importin e madh të rrymës.
Bajrami tha se janë 1 miliardë euro impor të rrymës gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes.
“Ne po ju refeferohemi të dhënave të Doganës së Kosovës, nëse ata i kanë të dhënat e pasakta merruni me ta. Ti asnjëherë s’ke tregu sa është imporut. Ti po thu sjanë 1 miliardë, por 600 milionë, eh 600 milionë po të duken pak a? Ne si opozitë nuk po kemi qasje të dhënave tjetër, përpos në ato zyrtare të RKS-së. Dhe ato të ASK-së që operon në ZKM,” tha Bajrami.
“Ministre ju e dini qysh i keni kap institucionet. ZRRE nuk ka reagu as në kohën kur qytetarëve u është faturu 800 euro vetëm për orë megavati. Vetëm transporti i ka kushtu 800 euro nga mafia energjetike. Dhe ZRRE s’e ka ndërmarrë asnjë hap. Sepse ky bord i votum nga ju, e ka licensu EFT e Vukhamoviqit. Dhe nuk ka asnjë reagim të tyre. E keni pas NOA-n me 2 punëtorë, tash EMTM-në e cila është e Marian Gjonajn partner të njërit nga deputetëve të juaj. Le të del ai të tregojë nëse nuk paska partnerë me të,” tha Bajrami.