Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, aty filloi tragjedia për familjen - NACIONALE

Babai i foshnjës i kishte parë copat e trupit, aty filloi tragjedia për familjen

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdon të jetë kryefjalë e mbrëmjes, skandali që ngjau në Spitalin e Pejës, atje ku raportohet se një foshnje e vdekur ishte vënë në lavatriçe nga dikush prej stafit të spitalit.

Në rrëfimin për Ineksonline, babai i foshnjës, identiteti i të cilit nuk është publikuar, ka thënë se dyshimet filluan në momentin kur nga stafi refuzuan ta lënë të lirë kufomën.

Spitali fillimisht refuzoi ta lirojë trupin e vdekur të fëmijës së tij, teksa dyshimet u konfirmuan kur babai veçse i pa copat e trupit.

Rasti tashmë është konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore e Pejës. Zëdhënësi i Prokurorisë gjegjëse, Shkodran Nikçi, ka thënë për Nacionalen se rasti ka ndodhur javën e kaluar, teksa hetimet janë duke vazhduar.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Prokurori i krimeve të rënda ka dal në vendin e ngjarjes, rasti është në fazën e hetimit. Po i presim edhe raportet nga Inspektorati Shëndetësor”, tha ndër tjerash ai për Nacionalen.

Në anën tjetër, nga Spitali tashmë kanë konfirmuar suspendimin e shtatë punonjësve, teksa hetimet po zhvillohen vetëm në një pistë: atë të ruajtjes së fetusit të vdekur.

"Duhet theksuar se hetimet nuk janë duke u bërë për ndërhyrjen kirurgjike apo përkujdesjen tjetër shëndetësore, por lidhur me mënyren se si është bërë ruajtja e fetuesit të vdekur, dhe tërë atë që ka ndodhur deri në dorëzim e Fetuesit të vdekur tek familjarët.

Rasti është ende në hetim dhe sapo që organet e hetuesisë dhe Inspektoriatit shëndetësor të dalin me konstatime e veprime përfundimtare, opinioni do të njoftohet me detaje të ngjarjes dhe me masa adekuate të parapara me ligj", thuhet ndër tjerash në komunikatën respektive.

Lajme të ngjashme