Avdiu: Kosova i ka humbur aleatët, çka mundet me ba me 200 ushtarë
Opinionistja Zana Avdiu mendon se për shkak të arrogancës së kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, Kosova i ka humbur aleatët, që sipas saj janë jetik për vendin duke e marrur shembull situatën në Ukrainë.
“Sa kanë rëndësi aleatet dhe përkrahja e shteteve tjera, e tregon më së miri rasti i Rusisë dhe Ukrainës. Ukraina një shtet i varfër, me një ushtri shumëfish më të dobët se Rusia, është tu e fitu luftën përballë Rusisë. Pra, faktori kryesor pse Ukraina po e fiton luftën janë aleancat e shumta”, shkruan Avdiu, teksa pyet se me “200 ushtarë e 300 policë” çka mundet me ba, nëse nuk ka mbështetje nga askush?”.
Sipas saj, përveç në perendim, Kosova nuk po gjen përkrahje as në vendet e rajonit.
“Nuk po përkrahet as nga shteti shqiptar, as nga Mali i Zi që ka kryeministrin shqiptar, dhe as nga Maqedonia që ka ministrin e jashtëm shqiptar dhe me një qeveri pro-shqiptare”, ka shkruar Avdiu, e cila shton se aleatët po humbin për shkak të arrogancës së Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.
