'Ata tjerët debutantë, ky i vërtetë': Konjufca me panegjirik për Kurtin gjatë nominimit si kandidat për kryeministër - NACIONALE

'Ata tjerët debutantë, ky i vërtetë': Konjufca me panegjirik për Kurtin gjatë nominimit si kandidat për kryeministër

1 muaj më parë

nga Xhezair Dashi

E veshi me virtytet më të larta dhe e vendosi në piedestal lëvdatash: për t’ia thënë emrin si të nonimuar për kryeministër në garën zgjedhore të 9 shkurtit.

Glauk Konjufca edhe sivjet i thurri panegjirik shefit të vet politik, Albin Kurtit, si singullari meritor për të marrë karrigën e udhëheqjes së shtetit.

“Kush nga ne është më meritori? Kush nga ne është më i përgatituri? Po më i devotshmi, kush është?”, ishin tri pyetjet që përgjigjet ua dha vetë Konjufca.

Ne e kemi gjetur kush është”, tha Konjufca teksa u kthye me trup nga Kurti, për të ngritur numrin e decibelëve të zhurmës në sallë për rreth 50 sekonda duatrokitje.

Albin Kurti”, ekslamoi Konjufca.

Për ta ngjyruar me atributet prej më ekstravaganteve, Konjufca e konsultoi me sy eulogjinë që e kishte shkruar në letër

“Ne në historinë tonë, kemi pasur suficit kryetarësh, por ama lider...liderët janë të rallë”, nisi të lexojë me një ton performativ.

Glauk Konjufca i përshkroi “thellësi intelektuale” Albin Kurtin bashkëroisht me “dashuri të pamatshme për popullin e kombin”.

E mbi këto cilësi kognitive e patriotike që ia mëveshi, nxori konkuzionin se ai jo vetëm që do të duhej të vazdonte të ishte kryeministër “por edhe tepër i nevojshëm për Kosovën”.

Eulogjia vazhdoi: “(...) Patriotizëm i fuqshëm...guximi largpamës...simboli më i shquar i Vetëvendosjes (...)”.

Kjo rrugë, miq (e Vetëvendosjes), nuk ka qenë aspak e shtruar me lule, ajo ishte një ngjitje e vështirë, dhe shumë nga ne mund të jemi ndier porsikur Sizifi".

"Por Albini, ka besuar gjithmonë dhe më së shumti. Ai nuk është kryetar i priviliegjeve, por i cili vetë dha më së shumti për Vetëvendosjen”.

Ishte gjithnjë i pari aty ku lypej sakrifica edhe vetëmohimi dhe kur populli u bind për këto virtyte, rritja e VV-së u bë e pandalshme”, vazhdoi Konjufca.

I dyti për nga pesha në Vetëvendosje s’la edhe pa nxjerrë kontraste me kandidatët opozitarë për kryeministër: Ata, tha Konjufca, “janë debutantë”.

...ndërsa Albin Kurti kryeminstër i vërtetë”, tha Konjufca, duke e dhënë Albin Kurtin si një figurë, që për ta pasur, kanë zili edhe partitë tjera.

“Falemnderit Albin Kurti që na ke prirë deri këtu, nëpër të gjitha këto fitore të lavdishme për popullin tonë”.

Konjufa iu referua edhe katërvjeçarit qeverisës.

“Kjo ishte qeverisja më e mirë për shtetin dhe qytetarët tonë, qysh nga Pavarësia e Kosovës”, tha ai derisa u mëshoi edhe mediave e opozitës për “dezinformata”.

Le ta mendojmë edhe njëherë me qetësi dhe larg dezinformatave, që për sovranitetin e Kosovës, për ushtrinë tonë, për buxhetin tonë, për policinë tonë, sigurinë, dhe për të gjithë sektorët vitalë të jetës tonë institucionale, publike e shoqërore, jaë të gjithë më mirë dhe shumë më mirë të organizuar sesa në vitin 2020 e më parë”.

Ne kemi marrë vendime të guximshme...VV ka sjellë kulturë të re të qeverisjes, e cila nuk bën kompromise me shtetësinë, e mbron interesin tonë shtetëror ashtu siç duhet, dhe e cila e lufton korrupsionn me çdo mjet”, tha Konjufca,

Lajme të ngjashme