‘Asociacion, Vetëmenaxhim, Asociacion’, Ahmeti-Kurtit: Koncentronu - NACIONALE

‘Asociacion, Vetëmenaxhim, Asociacion’, Ahmeti-Kurtit: Koncentronu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar një fotografi duke ironizuar më ndryshimin e shpeshtë të emrit të Asociacionit nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Duke qenë se pas takimit në Ohër, kryeministri Kurti i ishte referuar nenit që parasheh këtë çështje si, ‘vetëmenaxhim’, ndërsa në një intervistë të dhënë të mërkurën, e pranoi se në marrëveshje ‘ka Asociacion’, Ahmeti ka kërkuar pak koncentrim në lidhje me emrin.

“Koncentronu se ska vend me i ndryshu shpesh!”- ka shkruar ai në Facebook, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një fotografi.

Lajme të ngjashme