Arrestohet në Jarinjë një serb i kërkuar për mashtrim
Është arrestuar një serb i kërkuar për mashtrim.
Këtë e konfirmoi vetëm para pak çastesh Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.
Bëhet e ditur se ai u vë nën pranga në Jarinjë gjatë ditës së sotme, rreth orës 16:25.
"I njëjti është ndaluar me që kërkohej me urdhër arrest nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pasi ishte dënuar më parë nga e njëjta gjykatë me 350 euro, zëvendësuar me 17 ditë burgim, për veprën penale mashtrim", thuhet ndër tjerash në komunikatë.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
