Sot përpjekja e katërt për konstituimin e Kuvendit, a do të heq dorë VV-ja nga bllokimi? - NACIONALE

Sot përpjekja e katërt për konstituimin e Kuvendit, a do të heq dorë VV-ja nga bllokimi?

1 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kosovës sot do të bëjnë përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca konstituive e filluar më 6 gusht deri me tani është ndërpre tri herë. Sot do të jetë hera e karterët që deputetët do të mblidhen për konstituimin e legjislaturës së 11-të.

Rendi i ditës i kësaj seance, e cila pritet të fillojë në ora 11:00, është zgjedhja e 5 nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Pas zgjedhjes se Albulena Haxhiut kryeparlamentare, të enjten, seanca është ndërprerë për shkak të një deklarimi të deputetit të Listës Serbe dhe propozimet për nënkryetar të PDK-së dhe LDK-së.

Kryeparlamentarja Haxhiu, fillimisht e kishte dërguar seancën në pauzë për konsultime shtesë dhe më pas e kishte ndërprerë.

Ajo kishte thënë që seancën po e ndërpret për dy çështje.

Dy çështje, e para sa i përket formës së votimit të nënkryetarëve tuav të Kuvendit, nuk kishte pajtim ndërmjet subjekteve politike. Më këtë rast e shoh të arsyeshme që të bëjmë një pauzë të shkurtër të prej 30 minutash. Ju ftoj që të vini në zyrën time shefat e grupeve parlamentare”, ka thënë ajo.

Më pas, lideri i VV-së, Albin Kurti, i kishte ftuar liderët e PDK-së dhe LDK-së që të takohet për t`u darkoduar për çështjen e nënkryetareve.

Unë tashmë jam në kontakt, përveçse me kryetarin e LDK-së gjithashtu i kam shkruar edhe atij të PDK-së, që të takohemi dhe në këtë mënyrë të kemi dakordim edhe për përzgjedhjen e nënkryetarëve meqenëse nevojitet mbështetja e mazhorancës edhe për propozimet e tyre”, kishte thënë Kurti, pas ndërprerjes së seancës konstituive.

Këto takime janë refuzuar nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Përfaqësuesit e këtyre partive politike kanë bërë me dije se nuk heqin dorë nga propozimet e tyre.

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kërkesa e Kurtit nuk ka të bëj me nënkryetarët.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, ajo ka thënë se ai po kërkon votë për president.

Albin Kurti po e shantazhin opozitën, po kërkon me çdo kusht të zgjedh një president çfarë e do ai vet dhe në thelb votat po i kërkon për presidentin. Ai po thotë: unë e konsitituoj Kuvendin, nëse ju ma votoni presidentin sipas shije time. Kjo është e papranueshme në demokraci, ky është shantazh, ky është kërcenim për deputetët e Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Çitaku.

Lajme të ngjashme