Analisti Bielamowicz: Asociacioni është hyrje te presioni brutal për ndarjen de fakto të Kosovës
Analisti nga Instituti Evropa e Re, Jakub Bielamowicz ka kritikuar diplomacinë e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për letrën që i kanë dërguar kryeministrit Albin Kurti.
Në atë letër që u publikua dje nga Zyra e Kryeministrit, i bëhej presion Kosovës që ta themelonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe derisa inkurajohej Kurti që të mbante qëndrim konstruktiv në Bruksel sot.
Për Bielamowiczin një gjë e tillë është e papranueshme.
“Letra nga Gjermania, Franca dhe Italia, që i bëjnë thirrje Prishtinës që të zbatojë plotësisht dhe pa kushte marrëveshjen e Asociacionit, është një hyrje te presioni brutal mbi Kosovën që të pajtohet për ndarjen de fakto të saj, përfshirë Republikën Srpska 2.0, në këmbim të njohjes “eventuale”.” – thotë ai.
Kujtojmë se Kurti në parim e ka pranuar propozimin evropian (franko-gjerman) megjithëse ka thënë që i ka adresuar vërejtjet e tij.
A letter by Germany, France & Italy, urging Pristina to commit to the ASM “fully & w/o conditions”, is a prelude to brutal pressure on Kosovo to agree to its de facto partition, incl. a Republika Srpska 2.0, in return for only ‘eventual’ recognition.
— Jakub Bielamowicz (@KubaBielamowicz) February 26, 2023
Stay strong, PM @AlbinKurti. pic.twitter.com/TOl7Pq4yE0
