Ambasadori shqiptar në Kroaci flet për gjendjen e shtetasve të lënduar
Riza Poda, ambasadori i Shqipërisë në Kroaci ka folur për aksidentin e mbrëmshëm në Kroaci të autobusit shqiptar.
Nga ky aksident i ndodhur në autostradën A1 ndërmjet Brinjes dhe kryqëzimit Ogulin në drejtim të Zagrebit, ka humbur jetën njëri prej dy shoferëve, ndërsa disa persona janë lënduar.
Siç ka thënë Poda në Euronews, pesë sosh po trajtohen në intensivë, kurse katër të tjerë në spitalin e Ogulin.
“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mejkëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën”, u shpreh Poda.
Intervista e plotë KËTU
