Katër të lënduar nga një aksident në fshatin Rudarë të Zveçanit
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave në magjistralen Mitrovicë e Veriut -Jarinje, saktësisht në fshatin Rudarë të Zveçanit.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale se njëra nga veturat e aksidentuara është larguar nga vendi i ngjarjes.
Hoxha ka shtuar gjithsahtu se të lënduarit janë përcjellur për trajtim mjekësor.
“Në rrugën magjistrale Mitrovicë veri-Jarinje, në fshatin Rudare të Zveqanit rreth orës 15:40 është raportuar për një aksident trafiku ku janë përfshire 3 automjete, njësitet policore iu kane përgjigjur rastit, është njoftuar emergjenca dhe me të arritur në lokacion është konstatuar se aksidenti është me lëndime trupore dhe dëme materiale.
Sipas informatave fillestare dyshohet se një nga automjetet e përfshira ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe Policia po punon për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave tjera në këtë aksident. Katër persona raportohet se janë të lënduar në ketë aksident dhe janë përcjell për trajtim mjekësor, përderisa ekipet kompetente policore janë duke kryer hetime relevante për trajtimin e rastit sipas procedurave ligjor.” – ka thënë Hoxha.
