Ambasadori kosovar në Britani reagon për shkrimin e “Guardianit”, por e “masakron” anglishten - NACIONALE

Ambasadori kosovar në Britani reagon për shkrimin e “Guardianit”, por e “masakron” anglishten

2 vjet më parë

nga Nasuf Abdyli

Ambasadori i Kosovës në Mbretërinë e Bashkuar, Ilir Kapiti, ka reaguar për një shkrim të publikuar nga gazeta e njohur britanike, “The Guardian”, rreth çështjes së përdorimit të dinarit serb, por e ka “masakruar” fjalinë e parë të tij në reagimin e shkruar në gjuhën angleze.

“The claims that banning the abruptly the Serbian Dinar abruptly it doesn’t stand!” – shkroi ambasadori Kapiti në fjalinë e parë të reagimit.

Fjalinë e ka filluar me një kryefjalë – “the claims” - në numrin shumës, por pastaj asaj i vesh një folje në numrin njëjës “doesn’t stand”. Për më tepër, ai e përdor gabimisht e pa vend përemrin vetor “it”.

Jo vetëm kaq. Kapiti e përdor dy herë – pa nevojë – ndajfoljen “abruptly” (befas) në të njëjtën fjali.

E përdor gabimisht edhe nyjën e shquarsisë “the” para ndajfoljes “abruptly”.

Nëse do ta përkthenim fjalë për fjalë fjalinë e parë të reagimit, do të tingëllonte kështu: “Pretendimet se ndalimi befas i dinarit serb befas kjo nuk qëndron.”

Lajme të ngjashme