Ambasada e ShBA-së në Beograd shpërndan një video me produkte serbe si kundërpëgjigje ndaj reklamës kosovare
Ditë më parë në rrjetet sociale qarkulloi një reklamë, pjesë e një fushate kundër prodhimeve serbe.
E njëjta u shpërnda goxha shumë në të gjitha platformat dhe duket të ketë dhënë efektin e saj.
Megjithatë, Ambasada Amerikane në Beograd i është kundërpërgjigjur kësaj videoje.
Kjo pasi, përmes një cicërime në rrjetin social "Twitter", ata publikuan një reklamë tjetër, ku shfaqen produkte serbe.
Ndërkaq, në pjesën e fundit kërkohet nga të gjithë që të jenë "me mendje të hapur" (open mind) dhe thanë se mbështesin tregun e lirë.
Më poshtë edhe cicërima e plotë:
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) January 26, 2023