Takimi në Ohër, Ahmeti: Zyrtarët ndërmjetësues i kanë anuluar takimet e tyre të rëndësishme - NACIONALE

Takimi në Ohër, Ahmeti: Zyrtarët ndërmjetësues i kanë anuluar takimet e tyre të rëndësishme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë të ditur se zyrtarët (Lajçak dhe Borrell) e lartë që janë pjesëmarrës në takimin Kurti-Vuçiq kanë anuluar takimet që kanë pasur për ditën e nesërme.

Duke u bazuar në këtë, Ahmeti ka lënë të nënkuptoj se mund të jenë anuluar edhe fluturimet e tyre.

Ahmeti ka përcjellë gjatë gjithë ditës takimin e Kurtit dhe Vuçiq në Ohër

Nga ajo se çfarë kemi ne informacion, parashikimet kanë qenë deri në orën 18:00 të ketë një lloj përfundimi. Sa kemi informacione janë anuluar takimet e zyrtarëve që marrin pjesë në lehtësim e ndërmjetësim, dhe ata kanë anuluar takimet e tyre të rëndësishme që i kanë në Bruksel apo diku tjetër.” – ka thënë Ahmeti për T7.

Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po raportohet se po vazhdon ende, megjithatë, palët kanë shkuar në pauzë dhe i kanë ndërprerë bisedimet përkohësisht.

Lajme të ngjashme