Albulena Haxhiu emëroi këshilltare ish-deputeten e LDK-së që votoi PRO rrëzimit të Kurtit, revoltohet aktivisti i VV-së
Gjatë ditës, Insajderi raportoi për emërimin si këshilltare të ministres Aliu të ish-deputetes së LDK-së, Vlora Limani Hajnuni.
Kjo e fundit madje ishte një prej atyre deputetëve që votuan pro rrëzimit të Kurtit gjatë pandemisë.
E ky emërim duket ta ketë revoltuar fare aktivistin Blend Zymi. Zymi, përmes rrjetit social "Facebook", shprehu mllefin e tij ndaj këtij emërimi, duke thënë se është e pakuptueshme të merret ky vendim, kur kemi parasysh faktin që VV ka mbi 60 mijë anëtarë.
"Sikur mos t'i kishte Lëvizja Vetëvendosje 60k anëtar-aktivistë nashta edhe s'isha çuditë fort, mos me gjetë njerëz të fushës e me marrë kësi lloj qunga llunga, ama t'u e dit që i ka gjithë ata anëtar e aktivistë, kogja n'tesull m'ra kjo punë", shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
