Aktivisti nga Veriu: Me vendim të MPB-së policët serbë nga jugu janë transferuar në katër komunat veriore - NACIONALE

Aktivisti nga Veriu: Me vendim të MPB-së policët serbë nga jugu janë transferuar në katër komunat veriore

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Aktivisti serb nga Veriu, Aleksandar Arsenijeviq ka publikuar një informacion të ri.

Siç ka thënë ai përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", policët serbë që jetojnë e punojnë në jug të lumit Ibër, janë angazhuar tashmë në veri të vendit.

Siç thotë Arsenijeviq, ky është vendim i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës.

"Nga informatat e fundit që posedoj, policët e nacionalitet serb që punojnë e jetojnë në jug të Ibrit, këto ditë janë angazhuar në katër komunat veriore. Me vendim të MPB-së së Kosovës", shkruan ndër të tjerash ai.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Kujtojmë se që nga e shtuna e javës së kaluar, serbët kanë filluar dorëheqjen nga institucionet kosovare, si protestë ndaj përjashtimit të Nenad Gjuriq, tashmë ish-drejtor i Drejtorisë së Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Dorëheqjet kanë vazhduar edhe në sektorë tjerë të rëndësishëm, si në gjyqësor e administratë.

Ndërkombëtarët ndërkaq u kanë bërë thirrje serbëve që t'u rikthehen institucioneve, kurse autoriteteve kosovare që ta shtyejnë vendimin për targa, si e vetmja formë e parandalimit të përshkallëzimit të situatës.

Lajme të ngjashme