Aktivisti i VV-së në krye të RTK-së, Halimi: Pushtet autokratike synojnë mediat, me qëllim të mbulojnë paaftësinë qeverisëse - NACIONALE

Aktivisti i VV-së në krye të RTK-së, Halimi: Pushtet autokratike synojnë mediat, me qëllim të mbulojnë paaftësinë qeverisëse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas zgjedhjes së Rilind Gërvallës, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në krye të Radiotelevizionit të Kosovës, ka pasur reagime të shumta nga opozita, analistëte njohës të çështjes të cilët e kanë konsideruar këtë emërim një kapje të RTK-së.

Lidhur me zgjedhjen e tij ka reaguar edhe zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, cila është shprehur se pushtetet autokratike i synojnë mediat, me qëllim që ta mbulojnë paaftësinë qeverisëse e ta shtrembërojnë realitetin dhe të vërtetën.

Ajo më tej ka thënë se emërimi i një aktivisti partiak në krye të RTK-së, është kërcënim për median e lirë, që është shtyllë e demokracisë.

“Emërimi i një aktivisti partiak në krye të Radio Televizionit të Kosovës, përbën shqetësim dhe kërcënim për median e lirë si një ndër shtyllat kryesore të demokracisë,”-ka thënë Halimi.

Ndër të tjera, zëdhënësja e LDK-së, ka shtuar se kjo tendencë e partisë në pushtet për të marrë nën kontrollë institucionet më të rëndësishme në vend, kërkon reagim të menjëhershëm.

“Kjo tendencë bizare e partisë në pushtet për t`i marrë nën kontroll të gjitha institucionet më të rëndësishme në vend, kërkon reagim të menjëhershëm edhe të mekanizmave tjerë të rëndësishme që synojnë mbrojtjen dhe ruajtjen e demokracisë në vend,”- është shprehur Halimi.

Lajme të ngjashme