Aksident në Vushtri, një i lënduar
Një aksident raportohet të ketë ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën Mitrovicë - Prishtinë, saktësisht në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë.
Këtë e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
Bëhet e ditur se nga ky aksident një person ka mbetur i lënduar, ndërsa ishin të përfshira dy vetura.
“Rreth orës 20:30 është raportuar se në rrugën nacionale Mitrovicë- Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Nadakovc ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime”.

