Aksident i rëndë, humbë jetën 24-vjeçari shqiptar - NACIONALE

Aksident i rëndë, humbë jetën 24-vjeçari shqiptar

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë - Maqellarë.

Një 24-vjeçar shqiptar, ka humbur jetën, pasi humbi kontrollin mbi timonin e veturës "Fiat-punto".

Organet gjegjëse janë duke kryer proceset hetimore në kuadër të zbardhjes së plotë të rastit.

“Në aksin rrugor Bulqizë-Maqellarë, shtetasi S.T., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Fiat-punto’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë shqiptare.

Lajme të ngjashme