Pamje të rënda: Ylli i kriketit pëson aksident të tmerrshëm me veturë
Ylli i kriketit, indiani Rishabh Pant, ka pësuar një aksident të rëndë me veturë, e cila më vonë u mbulua nga flakët, ndërsa vetë ai është hospitalizuar pas plagëve të marra në aksident.
Portieri indian humbi kontrollin e makinës së tij dhe goditi një ndarës në një autostradë, ndërsa udhëtonte afër qytetit të tij të lindjes Roorkee në shtetin verior të Uttarakhand herët gjatë ditës së premte.

Pas përplasjes me shpejtësi të madhe, 25-vjeçari ka arritur të thyejë një dritare dhe të shpëtojë para se makina të merrte flakë.

Pant pësoi çarje, këputje të ligamentit të gjurit, gërvishtje në shpinë, si dhe lëndim të kyçit të dorës, kyçit të këmbës dhe gishtërinjve të këmbës së djathtë.
“Makina e lojtarit indian të kriketit Rishabh Pant u ndesh me një aksident rreth orës 5:30 të mëngjesit”, u citua të thoshte nga NDTV Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Uttarakhand, Ashok Kumar.
“Incidenti ndodhi në Mohammedpur Jat pranë Roorkee. Makina u përplas me ndarësin dhe mori flakë. Ai u transferua në spitalin Roorkee nga ku tani është zhvendosur në Dehradun.”

Në një deklaratë nga Bordi i Kontrollit për Kriket në Indi (BCCI) u tha: “Portieri i Indisë, Rishabh Pant u takua me një aksident me makinë herët në mëngjes të premten pranë Roorkee, Uttarakhand. Ai u shtrua në Qendrën speciale dhe Trauma të Spitalit Saksham, ku u trajtua për dëmtime nga përplasja.”

Pant tani ndodhet në spitalin në Dehradun, ku është vendosur për më shumë skanime mbi lëndimet e tij për të përcaktuar shkallën e tyre dhe rrjedhën e trajtimit.