Akordi në Bruksel, Mustafa: Më i keqi për shqiptarët që nga viti 1999 - NACIONALE

Akordi në Bruksel, Mustafa: Më i keqi për shqiptarët që nga viti 1999

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Profesori i Shkencave Politike, Artan Mustafa ka komentuar akordin e arritur mes kryeministrit Kurti e presidentit Vuçiq lidhur me pranimin e planit franko-gjerman.

Sipas tij kjo është marrëveshja më e keqe në raport me shqiptarët pas vitit 1999.

Tutje, Mustafa shtoi se ne si shqiptarë kishim parimet që para bashkimit me Shqipërinë të krijojmë shtetin e më pas një shtet që e dominojmë.

“Kjo është marrëveshja më e keqe në raport me shqiptarët pas 99-ës. Ne si shqiptarë kemi pasur parime që se mu bashku me Shqipërinë që të krijojmë shtetin tonë, ose me pas një shtet që e dominojnë.

Këtu për herë të parë, në marrëveshje të tjera nuk ka qenë e cekur, por këtu është më e qartë, nuk garantohet njohja nga Serbia”, tha ai në Pressing.

Lajme të ngjashme