Akademik Kullashi: Është koha që Kraja të largohet - NACIONALE

Akademik Kullashi: Është koha që Kraja të largohet

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Anëtari i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Muhamed Kullashi ka folur rreth situatës që po mbretëron në institucionin respektiv.

Në një paraqitje televizive dhënë Klan Kosovës, Kullashi i bëri thirrje kreut të AShAK-ut, Mehmet Krajës, që të largohet.

Sipas tij, dikush që i quan banda akademikët, që i denigron kolegët e vet apo që keqpërdorë akademinë për motive personale duhet të hiqet.

"Ai që orvatet të pengojë aktivitetet e Akademisë, ai që quan banda, nuk mund të vazhdojë të jetë në krye. Nuk i denigrojnë kolegët e vetë. Që nuk e keqpërdorin e vetë për motive personale", tha ndër tjerash ai.

Veç kësaj, Kullashi foli edhe për gjendjen politike në vend, ndërsa nguroi të pohojë nëse do të jetë apo jo kandidat për kryetar të akademisë në rast të largimit apo shkarkimit të Krajës.

Lajme të ngjashme