Agusholli i VV-së: Korenica është parimor e faqebardhë, penalizimi do ta dëmtojë LVV-në
Shkarkimi i deputetit Visar Korenica nga pozicioni i koordinatorit të LVV-së ka shkaktuar reagime të shumta. Përveç analistë, kanë reaguar edhe kolegët e Korenicës, pra deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Në një prononcim për gazetën Nacionale, Gramos Agusholli, deputet i LVV-së nga Peja, ka thënë se shkarkimi i Korenicës do ta dëmtojë më tepër Lëvizjen Vetëvendosje.
Tutje, në prononcimin e tij, z.Augsholli deklaroi se Korenica është faqebardhë, sepse “është treguar konsistentë dhe parimor
“Kjo flet se Visari është parimor dhe se nuk pranon të shkelë mbi vlerat në të cilat beson. Ai është punëtor e aktivist i madh i Lëvizjes, e që gëzon përkrahje edhe në mesin e votuesve. Penalizimi i tij në këtë formë më tepër e dëmton Lëvizjen se sa vet atë. Ai është faqebardhë, sepse është treguar konsistentë dhe parimor.”, tha z.Agusholli për Nacionalen.
Ndyrshe, në një deklarim për Nacionale, deputeti tjetër i LVV-së, Eman Rrahmani, deklaroi se shkarkimi është jodemokratik.
“Shkarkim jo demokratik, ku nga kjo më së shumti do të humbë Lëvizja VETËVENDOSJE! Visari është deputet e aktivist shembull!”, deklaroi z.Rrahmani për Nacionalen.
Ngjarja
Siç shkroi Nacionale, shkarkimet në Lëvizjen Vetëvendosje nuk kanë të ndalur. E gjitha për shkak të qëndrimeve kundër projekt-kodit civil, të cilës nismë ligjore të Ministrisë së Drejtësisë, ia pa sherrin edhe deputeti Korenica.
Korenica është shkarkuar nga pozita e koordinatorit të Qendrës së LVV-së në Rahovec kohë më parë. Një vendim i tillë nga partia e tij, e konfirmoi z.Korenica në një prononcim për Nacionalen para pak orësh, duke pohuar se është shkarkuar nga pozita e koordinatorit me prektekstin se është kundër bashkëjetesës së seksit të njëjtë.
“Po, është e vërtetë. Jam shkarkuar për shkak të qëndrimit tim për projekt-kodin civil.”, ishte përgjigja e shkurtër e Korenicës për Nacionalen.
Ministrja Albulena Haxhiu javë më parë ka paralajmëruar rithkimin e projekt-kodit civil në Kuvend, duke theksuar se shpreson që kësaj radhe të kalojë kjo nismë ligjore.


